Pushues vendas e të huaj kanë nxituar të freskohen në ujërat e Adriatikut dhe të shijojnë gjithçka ofron bregdeti shqiptar.
“Ciao. Jam Francesco dhe ndjehem shumë mirë këtu në Shqipëri. Një vend mikpritës, i nxehtë, si të gjitha vendet tani, po shumë i bukur”, thotë një tjetër pushues italian.
Pushuesit nga vendi, Kosova dhe të huaj vlerësojnë komoditetin dhe çmimet e mira që ofron Durrësi, që gjithnjë di të mikpresë vizitorët e vet në çdo stinë.
“Durrësi shumë mirë na duket. Çmimet janë jashtëzakonisht të mira. Të përballueshme. Shumë të mira. Vijmë shpesh…“, thonë pushues nga Kosova.
Ky sezon veror ka sjellë flukse të reja turistike, duke e zgjeruar ndjeshëm hartën e turistëve që pushojnë në brigjet e Adriatikut. Njësitë e shumta akomoduese pëgjatë bregdetit dhe në qytetin e Durrësit vazhdojnë të presin pushues të shumtë dhe kanë rezervime deri në tetor.