Policia thotë se ngjarja është regjistruar në orën 22:30, ndërsa i mituri u transportua në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital”, thote policia.