Krim në familjen në Pogradec, i biri e dhunoi, i ati rrëmben çiften edhe e qëllon

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Stropckë të Pogradecit ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:40 ku konflikti i çastit mes babait dhe djalit të tij ka agravuar deri në përdorimin e armës.

47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka debatuar dhe dhunuar babain e tij 83-vjeçar shtetasin Agim Shkullaku.Më pas ky i fundit ka marrë armën e gjakut dhe ka plagosur djalin e tij, i cili fillimisht është transportuar në spitalin e qytetit të Pogradecit, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.