Skandali te Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi mbërrin në SPAK, gazetari e thumbon: Do ikësh me vrap prap sot?

Mjeku Edmond Gashi, ka mbërritur në SPAK. Në orën 11:00, pritet edhe të komunikohet masa në gjykatën e posaçme, pasi dosja u transferuar nga prokuroria e Tiranës në SPAK.
Një nga gazetarët, e ka thumbuar mjekun Gashi duke i thënë: “Do ikni prap me vrap sot”?

Kujtojmë se mjeku Gashi, nuk u ofronte shërbim pacientëve të prekur me tumor në spitalin Onkologjik, por madje edhe i mashtronte për shërbimet në klinikën e tij private “Megis”.

Sipas hetimeve, Edmond Gashi, nuk u ka treguar në asnjë rast pacientëve të klinikës së tij, se aty mund të bënin vetëm skanerat dhe operimet, ndërsa për biopsinë, Kimioterapinë apo rrezet për të kuruar pacientët do të duhet të riktheheshin sërish në spitalin shtetëror.