Takimi me Ramën/ Ambasadori i Britanisë së Madhe jep lajmin: Në vitin 2025 Shqipëria…


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith pati një takim me kryeministrin Edi Rama me rastin e mbarimit të mandatit të tij si ambasador në Shqipëri.

King-Smith premtoi se, do të qëndroj i angazhuar në mbrojtjen e Shqipërisë dhe kontributet pozitive të qytetarëve legjitimë shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Që kur erdha, tre vjet më parë, Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë krijuar një lidhje tepër të fortë dhe miqësi të vërtetë. I përcolla përshëndetjet e Kryeministrit dhe theksova se si qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe të zgjerojë partneritetin tonë në drejtësi, energji, infrastrukturë, emigracion, mbrojtje, arsim dhe kulturë”, theksoi ai.

Ambasadori nënvizoi se “në takim me Ramën u diskutua për rezultatet e Komunitetit Politik Evropian të javës së kaluar në Britaninë e Madhe, të cilin Shqipëria do ta presë në 2025-n”.