Tërmeti 4.4 ballë/ Flet sizmiologu i njohur: S’ka vend për panik dhe rrezik, nuk shkaktojnë dëmtime në struktura
July 24, 2024
Sizmiologu Rexhep Koç në një lidhje skype Live ka komentuar lidhur me tërmetin 4.4 ballë të rënë mëngjesin e sotëm me epiqendër në Kepin e Rodonit.
Ai tha se këto tërmete nuk shkaktojnë dëmtime në struktura dhe se nuk ka vend për panik dhe rrezik te njerëzit. Sipas tij duke qenë se nga momenti i tërmetit deri tani janë regjistruar vetëm 5 pasgoditje tregon se është në rënie.