Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së hënës në Çanakale të Turqisë, i cili është ndjerë edhe në Lesvos, veçanërisht në pjesën veriore të ishullit.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ezine dhe thellësia fokale ishte 10 kilometra.