Ai ka parë një 71-vjeçar duke folur në telefon, iu afrua dhe ia vodhi celularin nga veshi. Menjëherë pasi i rrëmbeu telefonin, ai u largua me vrap, pa parë rrugën, kështu një autobus e mori përpara disa metra.
Ngjarja ndodhi aq shpejt sa shoferi i autobusit e kishte të pamundur që të frenonte. Sipas informacioneve, 17-vjeçari është dërguar në spital dhe aty ka dhënë frymën e fundit për shkak të plagëve të rënda.