Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas/ Gjykata Themelore e Prishtinës merr vendim për Naim Murselin dhe dy personat e tjerë

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt dhe dy persona të tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendimin që tre autorët e dyshuar të vrasjes së Liridona Ademajt të qëndrojnë në qeli deri në datën 25 tetor.

Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Fillimisht, tre të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, u kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Të dyshuarit të katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën dorasit.