U vra nga nipi i Valter Gorës, del VIDEO e momenteve të fundit të jetës së Egli Progës


Janë publikuar momentet e fundit të jetës së 42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, i cili dy ditë më parë u dhunua brutalisht për vdekje nga 29-vjeçari Denis Mece.Në videon e mëposhtme të kapura nga një kamer sigurie e një dyqani fruta-perimesh, janë momentet e Egli Progës pak para se të dhunohej për vdekje.



Në video dallohet në fillim 42-vjeçari që del nga një ambient biznesi, që duket se e zotëronte vetë, teksa përpiqet ta mbyllë me çelës dhe me shumë vështirësi.

Pas shumë përpjekjesh, ai arrin ta mbyllë derën dhe nis të ecë i lëkundur në trotuarin e rrugës, ku nuk mban dot ekuilibrin, pasi dyshohet nga gjendja e dehur. Në dorë mban edhe një çantë të vogël, teksa kalon dyqanin dhe aty kamera mbaron vëzhgimin vizual.

Vetëm pak momente më vonë, ai është sulmuar barbarisht nga Denis Mece, duke u goditur me sende të forta, të cilat i shkaktuan plagë të rënda dhe fraktura në kokë. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, pasi iu dha ndihma e parë në rrugë nga qytetarët, Proga fatkeqësisht ndërroi jetë.

Dyshohet se sherri mes Denis Meces dhe Egli Progës, ka nisur në lokalin e babait të këtij të fundit, ku 42-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool me disa persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë fillimisht u tentua të fshihej, ku u raportua se babai i dy fëmijë Egli Proga kishte humbur jetën për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit.

Pas publikimit të detajeve në media, reagoi edhe Policia e Pogradecit, duke arrestuar autorin Denis Mece, nga fshati Buçimas, si dhe tre të tjerë për moskallëzim të krimit dhe veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës.