Në një deklaratë për media bashkëkryetari i kësaj force politike, Ekrem Spahia, tha se rikthimi i përkohshëm i dënimit me vdekje është e vetmja mënyrë që do të ndikojë në uljen e kriminalitetit dhe vrasjeve në vend.
Spahia tha se rikthimi i dënimit me vdekje, duhet të mbahet në fuqi derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Duke iu referuar raportit të SPAK për vitin 2023, Spahia tha se vrasjet me pagesë dhe krimet kundër jetës janë rritur frikshëm për shkak se “krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji”.