Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë namin në këtë vend, autoritetet…

Një avion turistik me dy vende që u largua nga Pavullo nel Frignano (Modena) dhe u nis për në Francë, ka humbur në Apenine. Në bord ndodheshin tre persona me kombësi franceze.

Mediat italaine bëjnë të ditur se sinjali i fundit i radarit e gjeti atë në zonën Sassalbo, komuna e Fivizzano, në provincën e Massa Carrara. Zona e identifikuar për kërkimin është në territoret midis Reggio Emilia, Parma dhe Massa Carrara.

Dukshmëria për shkak të mjegullës është rreth 20 metra, ndërsa moti i keq që ka mbërthyer Emilia-Romagna nuk lejon fluturimin e avionëve rajonalë të shpëtimit malor.

Kushtet e motit po përkeqësohen në Emilia-Romagna dhe alarmi shkon nga portokallia në të kuqe për të gjithë nesër deri në mesnatën e 20 shtatorit.

Zona po rijeton makthin e përmbytjes me reshjet e vazhdueshme, të përhapura në të gjithë territorin, që nuk pritet të zbuten deri në pasditen e nesërme dhe rrezikohet të shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe përmbytje rrugësh.