Sipas saj ajo bie në dashuri dhe lë burrin dhe 3 fëmijët dhe shkon të jetojë me të në stan
Adriatik Kullolli e ka njohur para 8 muajsh në Tik Tok nënën e tre fëmijëve, prej të cilëve dy djem të moshës 14 dhe 6 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç.
Njohja u finalizua me takimin e tyre në 14 gusht, ku nëna e tre të miturve vendosi të lërë burrin e saj dhe fëmijët, me të cilët jetonte në Bilisht dhe shkoi te Adriatiku.
10 ditë pasi nëna kishte braktisur fëmijët dhe burrin për dashurinë e jetës, babai i fëmijëve ndërron jetë. Në këto kushte nëna rikthehet për të marr fëmijët dhe i çon tek Adriatiku në stan në Mallakastër, duke i hequr nga jeta e tyre e mëparshme në Bilisht. Ata prej disa javësh jetojnë së bashku dhe jetën e tyre e bëjnë publike në Tik -Tok duke marrë qindra klikime.