E denoncuan për ngacmim seksual, e pëson keq infermieri në Pogradec

Një infermier në Pogradec është shoqëruar në polici pas denoncimit në emisionin “Stop”, ku një vajzë e pajisur me kamera të fshetë, pretendonte se e kishte ngacmuar gjatë vizitës në spital.

Policia e Pogradecit thotë se materialet ia ka kaluar prokurorisë së qytetit, me akuzën e “ngacmimit seksual”.

Në videon e fshehtë të filmuar nga vajza e inliftruar, kjo e fundit dëgjohej teksa pyeste infermierin se ku do të largoheshin së bashku pasi ai të linte turnin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.