E mendonte të vdekur, Indriti mëson pas 44 vitesh se nëna biologjike jeton

Puntata e parë e “Ka Një Mesazh Për Ty” në këtë sezon të ri të programit “E Diela Shqiptare” u çel me Indritin.


Ai vjen nga Italia ku jeton prej 22 vitesh dhe ka një familje të bukur me dy vajza e bashkëshorten.

Për 44 vite, Indriti ka besuar në një tjetër realitet. Ai ka jetuar 21 vite në Bolenë të Vlorës ku dhe mendonte se ishte lindur, ndonëse e vërteta ishte ndryshe. Në këto vite, Indriti u rrit nga dy prindër që i plotësonin gjithçka brenda atyre mundësive modeste që kishin, e trajtonin me dashuri të shumëfishtë sa ai e quante veten “princi i vogël”.

Kjo zgjati derisa një ditë, tabloja e këtij realiteti në dukje perfekt, u thye nga një fjali e vetme.
Indrit: Po, edhe kjo është e vërtetë sepse unë shikoja gjëra, mrekullira sepse unë jam shumë besimtar dhe lusja gjitthmonë Zotin, por nusja më thoshte që jo, s’ka mundësi, duhet të kesh besim që janë të mëdhenjtë tanë por ka edhe një engjëll që të mbron ty, duke më ngacmuar, thosha ndoshta po, “sigurisht që është mamaja jote që të ndihmon ty, të hap dritën”, po i thosha, e shikoj se gjithmonë më realizohen gjërat, edhe pse s’është e lehtë në jetë, realizohen gjërat.

Ardit Gjebrea: Pra ky ishte momenti kur ti e lidhje atë mrekullinë që të ndodhte në jetë me engjëllin mbrojtës, mamanë tënde që nuk jetonte më dhe erdhi një moment që zbulove që mamaja jote jeton.

Indrit: Domethënë, jeton me pikëpyetje ishte sepse nuk ishte gjë e vërtteë.

Ardit Gjebrea: Të paktën që s’kishte humbur jetën në lindje.

Indrit: Po, s’kishte humbur jetën në lindje dhe ishte ky dyshimi që çfarë është kjo, pse dalin gjërat ndryshe?

Ardit Gjebrea: Po për emrin tënd kishe dëgjuar ndonjë gjë?