Moshat e reja po preken nga sëmundjet në zemër, mjeku: S`duhen neglizhuar vizitat e kontrollet

Mjekët theksojnë rëndësinë e vizitave të hershme për shëndetin kardiak duke shmangur rastet e vdekjeve te papritura nga zemra.

Në ditën botërore të zemrës, Altin Veshti, shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, thekson rëndësinë e kontrollit të rregullt për të gjithë, veçanërisht për ata midis moshave 40 dhe 50 vjeç.

Ai thekson se faktorë si gjenetika, pirja e duhanit dhe mungesa e aktivitetit fizik ndihmojnë në rritjen e rrezikut për sëmundjet e zemrës
Ky eshte mesazhi i Altin Veshti, shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në ditën botërore të Zemrës!

Kujdesi i veçantë duhet të jetë tek njerëzit midis moshave 40 dhe 50 vjeç, por Veshti thotë se vizitat duhet të bëhen edhe më herët për shkak të uljes së moshës së personave që kanë probleme kardiake.