Gjatë fjalës së tij të turpshme, Fredi Beleri nuk humbi kohë për të hedhur akuza ndaj Shqipërisë si një shenjë hakmarrje ndaj Edi Ramës.
“Sot, jam këtu si një eurodeputet i pakicës greke që vjen nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, por kam lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane. Fatkeqësisht, ky vend po largohet vazhdimit nga Evropa, në vend që t’i afrohet asaj. Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” mbi themelet e një shteti demokratik. Qeveria shqiptare e ka bërë shpesh krahun e saj Gjyqësor, gjë që e bëri jo vetëm në rastin tim, por edhe kreut të opozitës zyrtare. Sa më e sigurt të konsiderohet mbështetja e drejtësisë për lidershipin e zotit Rama, aq më e fortë bëhet ndjenja anti-evropiane tek qytetarët”, tha Beleri.