Por të shumta janë edhe vajzat shqiptare që ofrojnë shërbime seksuale në ambiente të kamufluara si qendra masazhesh.
Gazetari dhe drejtuesi i Stop, Saimir Kodra, tha në emisionin Opinion në Tv Klan se në një prej rasteve që emisioni i tij ka transmetuar, ka qenë një vajzë studente ekselente që ofronte shërbime seksuale.
Blendi Fevziu: Sa janë pagesat në qendrat e masazheve
Saimir Kodra: 50-100, pasaj varet se çfarë kërkon. Ke all inclusive, dhe nuk ke. Janë vajza shqiptare, mbaj mend në rastin e fundit që kam transmetuar më erdhi shumë keq që njëra nga vajzat që u kap brenda ishte studente ekselente e Mjekësisë.
U shkruajt në atë kohë. E shkreta e bënte për të përballuar shkollën, mesa duket familja s’kishte mundësi dhe u kap atje. Në fakt nuk ishte ajo që ne kapëm me kamera të fshehtë, por ishte në ambient, u gjet në momentin që vajti policia.