Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy dyqanet “Izmiri Shop” në kryeqytet, një biznes i njohur, i cili reklamohet nga personazhet e “TikTok-ut” në rrjetet sociale.
Policia e Tiranës bëri me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Silver” ka shpallur në kërkim pronarin e dyqaneve, Izmir Bengaj, 28-vjeç.
Gjithashtu, është vënë nën hetim dhe mamaja e tij, shtetasja Donika Bengaj, 50-vjeçe, e cila akuzohet për kryerjen e veprave penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.