Skandali me priftin nga Elbasani, Kika përballet live me At Nikolla Xhufkën: “Jam personi në video me të”

At Nikolla Xhufka dhe personazhi i njohur si Kika janë përballur live në një emision pasi në rrjet ka qarkulluar një video me biseda private me dy palëve, duke ngritur dyshimet për një lidhje dashurie mes tyre.

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.


Bëhet fjalë për personazhin e njohur si Kika, i cili në një lidhje live në emisionin People, për Euroneës Albania është shprehur se At Nikolla Xhufka gënjen kur thotë se ka rënë pre e një montazhi


At Nikolla Xhufka është duke gënjyer dhe veshja e një prifti nuk e lejon të gënjejë. At Nikolla Xhufka e di mirë psë ka ftuar Kikën në takim, e di mirë pse ka fol me Kikën dhe e di mirë pse është drejtuar te Kika. At Nikolla në këtë moment nuk ka pse të përziej fenë ortodokse dhe as klerikët ortodoksë, të cilët vijnë e flas po ashtu. Për më tepër në emisionin e të premtes do dali që ka pasur një muhabet me Kikën dhe jo me presidentin Pacolli. At Nikolla Xhufka ka shpreh interes për të pasur lidhje me Kikën. E konfirmoj që kam qenë në atë intervistë, e kam bërë me qëllim, sepse At Nikolla ka deklaruar që është kundra. Imagjinoni që i veshur nën petkun e Kishës ortodokse shkon e ngacmon persona publik, për më tepër ata që shkon e jep intervista.”