Ai e konsideron një vendim të ligjshëm nga ana e Gjykatës së Apelit, pranimin e vendimit të Shkallës së Parë.
Kreu i qeverisë thekson se Salianji ka spikatur “për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën”.
Rama shprehet se nuk do t’i pranojë shpifjet e opozitës, të cilën e quan “Mbretëria paralele e Shpifarakëve”, në një shtet demokratik
Sot Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë.