E para vajzë shqiptare me medalje të artë, Erglena Domi: Krenare, babai trajner: Mundi 3 rivale shumë të forta

Erglena Domi u bë mundësja e parë shqiptare, që arrin të fitoja një medalje të artë në një kampionat ndërkombëtar.

Vajza kuksiane triumfoi në kategorinë U-15 në Ballkaniadën e Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur me tuç kundërshtarët nga Bullgaria, Serbia dhe Greqia.

Ndjehem shumë krenare për medaljen që kam fituar sepse te tria kundërshtarët ishin të forta. Kampionati në fakt ishte i fortë sepse të gjitha kishin një qëllim, por unë në fund ia arrita ta realizoja”,-u shpreh fillimisht Erglena Domi.

Në Ballkaniadë trajneri i Erglenës ishte Sadik Domi, ish-mundës dhe njëkohësisht babai i sportistes.