Ai po mbahej pas një frigoriferi dhe përfundoi 48 km nga bregu i Floridas pas një problem me anijen e tij.
Ekipi i parë i shpëtimit u nis rreth orës 5:30 të mëngjesit, por kapiteni u lokalizua vetëm pas tetë orësh. Ai u gjet nga ekipi i shpëtimit, 12 orë pasi vendi ishte goditur nga uragani Milton.
Roja bregdetare bëri të ditur se kapiteni i anijes i ka mbijetuar një skenari makthi që edhe marinari më i përgatitur do ta kishte të vështirë.
Ai iu mbijetoi gjatë natës erërave një shpejtësi nga 144 km/h si dhe dallgëve që mund të shkonin deri në rreth 8 metra.
Sipas tyre, ai mbijetoi falë një jeleku shpëtimi, një feneri për t’u lokalizuar dhe frigoriferit ku po mbahej.