LAJM I FUNDIT/ Aksidenti në Lushnjë – Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë…

Ka ndërruar jetë drejtuesi i autobotit që u aksidentua mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në Kashtebardh.

Burime bëjnë me dije se ai po transportonte ma autobot karburant në momentin kur u përplas me një mjet bujqësor, zetor. Nga përplasja e fortë, autoboti përfundoi i përmbysur në një kanal kullues.

Shoferi mbeti i bllokuar në autobot dhe për minuta të tëra, banorët e zonës, efektivët e Policisë dhe zjarrfikësit u mundua ta nxirrnin, por fatkeqëlsisht e kanë nxjerrë nga mjeti pa shenja jete.

Policia ndodhet në vendion e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.