Përlotëse… historia e të moshuarve që humbën të bijën, mbesën e rritën të vetëm

Përballuan dhimbjen më të madhe që mundet të përjetojë zemra e një prindi, vdekjen e evladit. E veç kësaj sprove të jashtëzakonshme e cila nisi 6 vite më parë, këta dy të moshuar u përballën me një tjetër sprovë, vajza e tyre e ndjerë la pas një foshnje të pafajshme, Dilarën.

Kjo është historia e Humes dhe Saliut, dy të moshuar që rrisin të vetëm mbesën.

Ata treguan historinë e tyre të dhimbshme në studion e “Për Shqiptarët”. Vajza e tyre Linda u prek nga një sëmundje e cila me kalimin e kohës u përkeqësua ndjeshëm.


Saliu: Për 6 vite me radhë, ne kemi përjetuar një vuajtje të padurueshme, të tmerrshme, unë dhe ime shoqe në veçanti, nëpër spitale. Unë e falenderoj shumë gruan time, se unë e di se çfarë ka hequr, sesa ka vuajtur me vajzën tonë, se çfarë ajo ka hequr për të rritur Dilarën.


Humeja: Shumë e vështirë ka qenë, për mua njëherë. Njëherë me time bijë, Lindën. I Rrija ditë e natë tek koka. Mbeti shtatzënë me Dilarën, por ajo e kishte diagnozën, sëmundjen. Dilara lindi herët, ndërsa ime bijë nuk e la shtratin.


Marina Vjollca: Po babai i mbesës suaj…


Humeja: Jo, babai brakisi Lindën. Ai e pa të bijën 2 muajshe, iku dhe nuk u kthye më kurrë. Nuk u bë më i gjallë. Ne e morëm përsipër, do jemi deri në frymën e fundit.