Disa kategori në Forcat e Armatosura përfitojnë deri në 70 mijë lekë rritje shtesë mbi pagë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se Forcat e Armatosura po vlerësojnë më shumë se kurrë profesionistët në uniformë, duke sjellë në vëmendje rritjen e pagave për Forcat e Armatosura.
Vengu tha se “ushtarakë të mirëpaguar, mirëstërvitur e mirëpajisur është kryeprioritet i punës së përditshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura”.
Së fundmi, qeveria miratoi rritjen e shtesës mbi pagë për disa kategori të punonjësve të Mbrojtjes. Konkretisht, shtesa për kushte të veçanta pune për FA të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes shkon nga 130 mijë në 200 mijë lekë te vjetra.
Ndërsa për Agjencinë e Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit shtesa shkon nga 35 mijë në 40 mijë lekë. Nga ana tjetër, efektivët e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike përfitojnë një shtesë që shkon nga 500 mijë në 700 mijë lekë te vjetra.