Gëzimit i kishte vdekur vajza 29 vjeçare nga një sëmundje e rëndë dhe ishte në zi, për këtë fatkeqësi që i kishte rënë në familje.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme miku i tij Admiri kishte pirë alkool dhe kishte vendosur muzikë me zë të lartë në hapësirën që Gëzimi i kishte dhënë për të jetuar. 42 vjeçari ishte nën shoqërinë e të dashurës dhe kishte refuzuar disa herë të ndalonte muzikën.Kur debati ka agravuar, Admir Beqiri dyshohet se ka qëlluar mikun e tij me shishe alkooli në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen. Siç raportohet, edhe pasi 65 vjeçari kishte ndërruar jetë, Admiri ka vazhduar ta qëllonte, ndërsa e dashura e tij është larguar menjëherë nga shtëpia
.Viktima ishte në zi për vdekjen e vajzës, i kërkoi Admirit
Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja, ne fshatin Gjashte, Sarande
Shërbimet e Policisë së Sarandës kanë shkuar në fshatin Gjashtë sapo janë njoftuar dhe e kanë prangosur autorin në kushtet e flagrancës. Gjithashtu, hetuesit kanë bërë dhe shoqërimin e të dashurës së Admirit, e cila ka dhënë deklarime në Komisariat për gjithë ngjarjen. Kjo shtetase, rezulton gjithashtu se është rrahur nga Admiri.“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gjashtë, arrestoi shtetasin Admir Beqiri, 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizgjoni, 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.Gjithashtu, shtetasi Admir Beqiri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. K., banuese në fshatin Gjashtë.