DIMRI TE DERA/ Sinoptikania: “Shqipëria të marrë masa, do ndodhë ajo që s’ka ndodhur prej 5 vitesh”. Gjoni thotë se

Sinoptikania Anira Gjoni në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” solli parashikimet e fundit të IGJEUM për luhatjet e motit në këto ditë ku dimri sapo ka trokitur.

Java nisi me temperatura të ulëta, ku gjatë mëngjesve të së hënës dhe të martës ato ishin nën zero gradë.

Presim që nesër e pasnesër në zonat malore temperaturat të shkojnë mbi zero, nga 1 gradë deri në 13 gradë; në zonat e ulëta presim që minimalja të regjistrojë temperatura 5 gradë dhe maksimalja 19 gradë; ndërsa në zonat bregdetare minimalja presim të jetë 11 gradë dhe të shkojë deri në 18 gradë celsius.

Do të kemi një rritje graduale prej dy gradësh pas së enjtes.