Nisin reshjet e para të borës në veri, zbardhet Malësia e Madhe, trashësia shkon 10 cm

Mbrëmja e djeshme dhe paraditja e sotme ka sjellë reshjet e para të borës në veri të vendit. Mësohet se Malësia e Madhe është zbardhur, duke bërë që në segmentin rrugor Hani i Hotit – Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës me trashësi rreth 10 cm.


Sipas Mbrojtje Civile, momentalisht ky aks rrugor është i kalueshëm me goma dimërorë.


“Kontratori është prezent me mjete dhe punëtorë për te mbajtur te hapur këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.