Ky vendim i ashpër pasoi pas sjelljeve të dy banorëve që shkelën kodin e sjelljes së pritur nga të gjithë pjesëmarrësit në Big Brother VIP.
Sipas Vëllait të Madh, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimet seksuale ishin ndër arsyet kryesore që çuan në këtë masë drastike. Këto veprime u cilësuan të papranueshme dhe në kundërshtim me normat e shtëpisë dhe etikën e spektaklit.