Federik Ndoci rrëfen “anën tjetër” të Parashqevi Simakut: Më përjashtuan nga koncerti, sepse ajo nuk donte të këndonte me mua
December 19, 2024
Teksa i gjithë opinioni publik është i mbërthyer pas historisë së ikonës së muzikës shqiptarë, Pashqëvi Simaku, artisti i njohur Federik Ndoci ka ndarë një histori interesante nga viti 2000 që lidhet me të.
Sipas Ndocit, gjithçka nisi kur Dem Balidemaj, një shqiptar i angazhuar në komunitetin artistik, i propozoi atij të performonte në festimet e Vitit të Ri 2000 në një event ku do të merrnin pjesë artistë të njohur si Gëzim Nika, Aurela Gaçe, Vera Uruçi dhe Parashqevi Simaku. Pavarësisht një oferte të dyfishtë nga një tjetër mik italian për të performuar në Madison Square, Ndoci i qëndroi fjalës së dhënë.
Gjërat morën një kthesë të papritur më 27 dhjetor, kur Simaku kërkoi një bisedë private me organizatorin dhe deklaroi se nuk pranonte të performonte me Ndocin.
thashë që më prishët netët dhe është vonë, sepse për Vit të Ri organizoja gjithmonë vetë diçka të tillë,” rrëfen Ndoci, duke shtuar se vendosi të largohej nga projekti.
Sipas Ndocit, më 1 janar 2000, Dem Balidemaj e telefonoi për t’i thënë se mbrëmja ishte prishur, pasi Parashqevi Simaku kishte pësuar një incident gjatë performancës dhe ishte dërguar në spital.