Sherr i dhunshëm në Tiranë, plagoset një person, disa persona të shoqëruar në komisariat

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në zonën e Yrshekut.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa dyshohet se gjatë sherrit janë përdorur sende të forta dhe thikë.

Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt.