Veliaj ka akuzuar Olsin dhe Sali Berishën për përdorimin e fushatave politike dhe ka mohuar akuzat që lidhen me pasuri të dyshimta. Ai thekson se ka kaluar një proces të vështirë “Vetingu” për 20 vjet dhe se ka dalë pa asnjë shkelje, duke argumentuar se nuk ka përfituar asgjë nga detyra e tij publike. “Zero! Nada! Nichts!” – kështu e përshkruan ai pasurinë e tij, duke kritikuar publikisht ata që e akuzojnë për korrupsion.
Çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vd’ekje?’ – Erion Veliaj reagon nga burgu
February 26, 2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga burgu, duke komentuar zhvillimet e fundit dhe të akuzat që i janë drejtuar. Në një deklaratë të gjatë, ai ka ironizuar prokurorin Olsi Dado dhe ka ftuar mbështetësit të qëndrojnë të fortë, ndërkohë që vazhdon të jetë në burg për akuza që ai i cilëson të pabaza dhe të motivuara politikisht.