Që nga dreka në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë shpërthyer debatet e shumta. Egla është përfshirë në disa prej tyre, por më të fortin duket se e ka patur me Gertën.
Kjo e fundit i thotë banores “se është hipokrite” pasi ‘thotë se nuk duron dot se po e shkelin më këmbë’. Por Gerta mendon se nuk është marrë njeri me të. Në një moment ajo i përmendi edhe Gjestin, me të cilin Egli ka një raport mjaft të mirë.
Nga ana tjetër, Egli shprehet se në atë shtëpi e kanë quajtur ‘pa norma, e pafytyrë, e pabesë dhe me dy standarde’. Ndërsa për përmendjen e Gjestit, ajo i kthehet se i vjen inat pasi e donte për lojën e saj.