19-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes Elezi, i cili kishte shkuar në Greqi për të punuar, ndërsa ditën e djeshme teksa ishte duke kryer punime në një pronë në Imerovigli, e zuri poshtë çatia, shkruan “Report TV”.
Pas ngjarjes së rëndë u arrestua pronari i objektit si dhe përgjegjësi për ndërtimet e zhvilluara më parë. Mediet greke bënin me dije se ky rast nuk kishte të bënte me zhvillimet e fundit të aktivitetit sizmik që po ndodh në zonë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.