Helmimi i të miturit me bar miu në Shkodër, spitali: Ja si është gjendja e motrës së tij!

Mbetet e vështirë gjendja shëndetësore e 7-vjeçares nga Vau i Dejës, e cila dyshohet se është helmuar nga ilaçi i brejtësve në një magazinë pranë shtëpisë së saj

Për të njëjtën arsye mendohet se humbi jetën edhe vëllai i saj 3-vjeçar pasditen e 22 shkurtit. Burime nga shërbimi i pediatrisë në QSUT thonë se pas 72 orësh shumë të vështira, e mitura vijon të jetë në terapi intensive.