Helmohen dy fëmijë, humb jetën 3-vjeçari! Motra në gjendje të rëndë në qytetin…

Një ngjerje tragjike ka ndodhur ditën e diel ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Shkodrës.

I mituri është paraqitur në spital me shenja të helmimit, por për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët e kanë dërguar në repartin e reanimacionit ku pas pak ka ndërruar jetë.

Fëmija është nga fshati Mjede, në Vaun e Dejës. Më vonë, me të njëjtat simptoma edhe e motra e tij 7-veçare e cila është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë, raporton Top Channel.

Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë ku do të zhvillohen hetimet.