SPAK ne hall te madh! Kush jane dy deputetet qe paguan Nuredin Dumanin per vr sjen e bujshme

Ilir Meta dhe dy deputetë akuzohen se kanë porositur vrasje, Naçot e liruan: a do shkojë SPAK te politikanët e lidhur me bandat dhe Nuredinin?

Prokuroria e Posaçme ka në dorë një “armë” shumë të fortë në betejën që politika ka nisur kundër saj dhe ajo është “Sky Ecc”

Prokuroria e Posaçme ka në dorë një “armë” shumë të fortë në betejën që politika ka nisur kundër saj dhe ajo është “Sky Ecc”.


Deri më sot, SPAK ka goditur në nivelet e larta vetëm në aspektin e korrupsionit, pa u futur te lidhjet me krimin. Rasti i vetëm është i Jurgis Çyrbes, por nën rrogoz flitet se ka shumë njerëz të rëndësishëm që hanë dhe pinë me krimin. Madje sot u bë e ditur se ka deputetë që kanë porositur dhe vrasje.


Deklarata u bë në gjyqin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i Artë”, ku ka vijuar dëshmia e Nuredin Dumanit. Në seancën e sotme pati një deklaratë të fortë nga i arrestuari Enver Diva, i cili u përplas me Nuredin Dumanin.


“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto…?!”, tha ai. Vetë Dumani e mohoi, por i penduari i drejtësisë nuk i ka rrëfyer të gjitha dhe kjo nuk është hera e parë që dalin emra politikanësh.


Pak javë më parë ishte po Nuredin Dumani që deklaroi se kishte dalë nga burgu falë dhëndrit të vëllait të Nasip Naços, kur ky i fundit ishte ministër Drejtësie.