Të largohet Prokurori Ols Dado! REAGON Gjykata e Posaçme për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka reaguar pas publikimit nga kryebashkiaku Erion Veliaj i transkriptimit të replikave gjatë seancës gjyqësore të 12 Shkurtit ku iu caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.


GJKKO shprehet se është bërë verifikimi në sistemin audio të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të kryebashkiakut të Tiranës, si edhe procesverbali i seancës gjyqësore. Por, thekson se nga ana e prokurorit të çështjes, Ols Dado nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” në asnjë moment.

“Nisur nga interesimi i lartë në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë. Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment”, njofton GJKKO.