“Zoti Gjici kërkoi liri me kusht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që ka patur. Safet Gjici edhe pse akti që kreu ishte moralisht i dënueshëm dhe ligjërisht, për mua, sot dy vjet më vonë, nuk ka më arsye që Safet Gjici në atë gjendje që është të qëndrojë në arrest me burg, të gjithë epikrizët rezulton në gjendje problematike shëndetësore me një sëmundje të rëndë“, tha ndër të tjera Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Kujtojmë që Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi Safet Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg. Ish-kryebashkiaku socialist dënohet me vendim të formës për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.