Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Së shpejti Bashkimi Europian…

Shqipëria dhe Mali i Zi do të jenë sipas kryeministrit Edi Rama dy anëtaret më të reja të Bashkimit Europian në një të ardhme të afërt.

Teksa prezantoi ekipin e kandidatëve për Tiranën, Rama tha se kemi mundësin reale për integrimin si kurrë më parë dhe sipas tij Partia Socialiste mund ta realizojë objektivin brenda vitit 2030.

Për herë të parë, ne kemi një mundësi reale dhe aktuale që të bëhemi anëtar të BE. Nuk e kemi pasur para disa kohësh sepse pavarësisht detyrave tona dhe punës, ka dalë një vend njëherë, një tjetër një herë tjetër dhe kanë thënë jo. Ne kemi dashur, ata nuk kanë dashur. Ajo që na kanë përsëritur është që e ardhmja është tek ne, duhet të punoni më shumë. Ama unë jam dëshmitari, kurrë më parë deri tani që flasim nuk e kam parë atë që shoh sot dhe nuk e kam dëgjuar atë që dëgjoj sot, dëshirën e tyre që kjo të ndodh. Sa herë na thonin jo, unë i thoja do vazhdojmë punën. Kjo nuk mjafton, duhet dhe ata që duan dhe ata duan të zgjerojnë BE dhe i duhet të japin një mesazh që BE po zgjerohet dhe ka vetëm dy vende që mund të anëtarësohen shpejt Shqipëria dhe Mali i Zi. Është e qartë pse ata duan sepse bota është në situatë tjetër”, tha Rama.