LAJM I FUNDIT/ E firmos Trumpi! SHBA i jep tjetër “GODITJE” të papritur Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka dhënë një tjetër “goditje” ndaj Sali Berishës.

Në “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025”, i cili është firmosur nga Presidenti Donald Trump, thuhet se Sali Berisha u mor i pandehur për “korrupsion”, ndërsa përmend edhe njëherë faktin që ish-kryeminsitri është një person i shpallur “non-grata” nga SHBA.

Gjithashtu në raport vlerësohet puna e bërë nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht nga SPAK.

“Në vitin 2023, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe në vitin 2024, vazhdoi me arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të emëruarin sipas “Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të Departamentit të Shtetit, 2021”, neni 7031(c), Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK gjithashtu akuzoi dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin“, thuhet në raportin e DASH.