Nuk e lejoi Thaçin në varrimin e të atit, Rama “shpërthen” ndaj Hagës: E turpshme!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale e Hagës nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Rama e ka cilësuar gjykatën e Hagës si të turpshme dhe shprehet se drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka dhe të drejtat demokratike në fjalë boshe.

“Një ultësirë e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë!”, shkruan Rama.

Më herët se Gjykata Speciale ka refuzuar të lirojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Babai i ish-presidentit Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën mbrëma disa ditë pasi ai e vizitoi në spital.